Karl-Hajnc Rumenige nuk ka dyshime për futbollistin 28-vjeçar, të cilin nuk po e bind dot që të qendrojë në Mynih. David Alaba, i nxitur nga agjenti i tij izraelit, Pini Zahavi (28 vjeç), synon të hedhë një hap tjetër në karrierë, por për shefin ekzekutiv bavarez ai është tepër i çmuar. “Ne e dimë se çfarë do të thotë Alaba për ne, dhe ai e di se çfarë është Bajerni për të, – u shpreh Rumenige, – për mua ai është diçka si një Bekenbauer i zi, ai ka talent dhe personalitet të madh”. Gjithsesi, do të jetë e vështirë që palët të “përputhen” te argumenti financiar. Alaba kërkon rrogë prej … 20 milionë eurosh në sezon (!!!), diçka që për Bajernin është thjesht një absurditet, edhe për politikën e rrogave që ekziston në Mynih, edhe për kohën e koronavirusit. Zahavi synon që lojtari i tij të shkojë tek Siti apo tek Paris SG, ndonëse mendon se hapi i tij i madh duhet të jetë Reali apo Barcelona.
Sfidanti.al