Ferran Torres i perplas deren Juventusit qe e kerkoi spanjollin e Valencias por pa bere kurre levizje konkrete. Nga kjo gjendje perfitoi Manchester City qe siguroi sherbimin e futbollistit 20 vjecar. Sipas te perditshmes spanjolle ‘Marca’, Valencia dhe Manchester City kane arritur akordin me Ferran Torres qe do te transferohet te Citizens per 25 milione Euro shifer se ciles i shtohen 12 milione Euro ne formen e bonuseve.
Nje rol ne zgjedhjen e futbollistit per Manchester City qe pershpejtoi hapat per blerjen e Ferran Torres pas vendimit te CAS, kishte trajneri i Citizens, Pep Guardiola i cili arriti ta bindte futbollistin te mos e marre ne konsiderate opsionin Juventus, Borussia Dortmund e Manchester United per te zgjedhur Citizens.
Te Manchester City Ferran Torres do te zevendesoje talentin Leroy Sane qe u transferua te Bayern Mynih.
Sfidanti.al