Ish trajneri i Frances, Laurent Blanc eshte ne pole position per te marre drejtimin e Barcelones ne sezonin e ardhshem ne vend te Quique Setien. Kjo eshte lexohet te e perditshmja franceze ‘L’Equipe’ sipas se ciles trajneri francez i eshte ofruar klubit katalanas nepermjet agjentit te tij Jorge Mendes. Ne ditet e kaluara, Blanc iu ofrua edhe Valencias duke pare raportin e mire te agjentit te tij me pronarin e klubit valencian Peter Lim.
Gjithnje sipas L’Equipe, Blanc e ka miratimin e Drejtorit Teknik te Barcelones, Eric Abidal dhe eshte gati te firmose edhe vetem per nje sezon me katalanasit, ne menyre qe te mos kushtezoje projektet e pasuesit te Bartomeut ne postin e presidentit te Barcelones.
Sfidanti.al