Pse Paris SG i trembet “gjuetisë së talenteve” të klubeve gjermane?!

Drejtori sportiv i kampionëve të Francës nuk la asgjë të paqartë. Leonardo, ish-ylli brazilian sot në rolin administrativ, sulmoi klubet gjermane si Dortmundin, Lajpcigun e Bajernin, sepse këta kanë një mani për të bërë “gjueti talentesh” të klubeve të tjerë. Më herët, një kritikë të tillë e bëri edhe Hofenhajmi ndaj Bajernit. Përse PSG trembet nga klubet e Gjermanisë? Me gjasë, të tillë si Dortmundi e Bajerni janë të detyruar të “gërmojnë tek rrënjët”, pasi nuk mund t’i kenë financat e një Paris SG apo Mançester Siti, po ashtu tërheqjen e një Reali apo Barcelone. PSG u mërzit sepse një talent si 18-vjeçari Tangui Nianzu Kuasi shkoi falas tek Bajerni.

Sfidanti.al