Sezoni i ri i Botërorit të MotoGP hapet nën shenjën e Hondës dhe Marc Marquez. Kampioni në fuqi i botës ishte më i shpejti në sesionin e parë të provave të lira ku u rendit përpara të gjithëve me kohën 1 minutë 37 sekonda dhe 350 të mijtat. Pas Marquez u rendit një tjetër pilot spanjoll. Maverick Vinales me Yamaha me vetëm 24 të mijtat më shumë, ndërsa kohën e tretë më të mirë e regjistroi Cal Crutchlow. Ducati pati si rezultatin më të mirë vendin e katërt të Andrea Dovizioso, ndërsa Valentino Rossi nuk shkoi më shumë se vendi I 13.
Koha e regjistruar nga Marc Marquez në këtë sesion provash është vetëm gjysmë sekondi më i ngadaltë nga rekordi i vendosur në këtë pistë në 2019 nga Quartararo kur fitoi pole position, gjë që tregon se Marquez dhe Honda duket se janë në një formë të mirë. Por gjithsesti rivalët nuk janë larg dhe premtojnë betejë 8 herë kampionit të botës në motociklizëm.
Në apel për momentin mungon Fabio Quartararo, një prej pilotëve që do të ketë vëmendjen më të madhe në luftën për titullin me Marqez. Francezi që u rendit i 17 u desh të mos kryejë xhiro të shpejta në 20 minutat e para të këtij sesioni, si sanksion se përdori një motor jo të serisë gjatë disa testeve stërvitore në Le Castellet gjatë periudhës së kufizimit.
Sfidanti.al