Haaland dhe përjashtimi nga klubi i natës; Shefi i sigurisë shpjegon arsyen

Po kthehet në një zakon të keq dhe shumë të përhapur arritja e shpejtë në përfundime për një ngjarje. Sigurisht shpesh  përfundime të tilla rezultojnë të vërteta, por jo gjithmonë. Dhe në futboll kur një lojtar i ri ndodhet në skenare të paqarta, për të fillohet të flitet për skandal. Është ky rasti i Erling Haaland, i cili u shoqërua në dalje nga një klub nate në Norvegji dhe kjo ka mjaftuar që në media të flitet 19 vjecarin që ishte në gjendje të dehur.

Ai që qartëson githcka është Shefi i Sigurisë së klubit, Cristopher Naesheim teksa shpjegoi edhe arsyen se përse Haaland u shoqërua jashtë tij në një intervistë për të përditshmen gjermane ‘Bild’ teksa thjeshtoi se largimi i tij nuk kishte të bënte aspak me gjendjen e tij e dehur të të riut as me ndonjë sjellje të papërshtatshme

‘Erling nuk ishte aspak i dehur. Ishte bashkëpunues dhe tregoi mirëkuptim të situatës pas bisedës së bërë jashtë lokalit-tregonNaesheim-për shkak të rregullave aktuale për Covid-19, personeli I sigurisë ishte i ndërgjegjshëm për praninë e përsonave të shumtë që do të rrethonin Haaland. E dinin që tifozët do të mblidheshin rreth tij duke i kërkuar foto dhe të flisnin me të. Në fund presioni u bë kaq i madh sa i kërkuam të largohej’.

Pra ashtu sic ka shkruar Shakespeare, e gjithë kjo histori ishte shumë zhurmë për asgjë dhe ylli i Dortmundit u akuzua pa të drejtë për sjellje të papërshtatshme, ndërkohë që po bënte gjënë e duhur. Ndërsa babai i futbollistit  e stimuloi të birin nëpërmjet ‘Mirror’ teksa i bëri apelin: ‘Forca Erling, ktheju punës. Jeta e natës në qytetet e mëdha nuk është për ty’.

Sfidanti.al