Aventura e Jose Mourinos në pankinën e Tottenhamit nuk po shkon saktësisht sic e priste tekniku portugez. Sigurisht nuk është specialiteti i tij të ndërtojë skuadër në mesin e sezonit, por e mori vendimin për të zëvendësuar Pochettinon dhe tani duhet të paguajë pasojat, sidomos kur ato janë të rënda sic është barazimi 0-0 ndaj Bournemouth, skuadër e renditur në vendin e tretë nga fundit, një ndeshje ku Hotspurs nuk bëri asnjë gjuajtje në portë, por që pati shumë polemika.
E para, nuk është aspak një surprizë, ishte për arbitrin dhe bëhet fjalë për Michael Oliver rrugët me të cilin janë kryqëzuar disa herë për Jose Mourinhon. Por këtë herë Oliver ishte pas ekranit të sistemit VAR dhe ishte ai që i tha kolegut të tij Tierney që ndërhyrja e King ndaj kane nuk ishte për 11 metërsh. Dhe e gjithë kjo pasi në ndeshjen e humbur me Sheffieldin ai anuloi një gol Tottenhamit. Këto kanë mjaftuar për të ndezur zemërimin e Mourinhos
‘Ishte një moment shumë i rëndësishëm në ndeshje, ju e dini se kur dhe kë përfshin-tha Mourinho-dhe nuk dua të them gjë tjetër sepse e dinë të gjithë se për cfarë flas. I njëjti arbitër që ishte te VAR me atë cfarë ndodhi me Sheffield. Dhe e gjithë bota e pa që ai episod ishte penallti. Të gjithë dhe kur them të gjithë, nuk është se ky është opinioni im’.
Por gjërat shkuan edhe më keq, sepse sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’ në konferencën për shtyp pas ndeshjes u shndërrua në një event klasik për luzitanin. Nervozimi i shkaktuar nga ndeshja ishte kaq i madh sa që në problemet e para teknike në lidhjen me Zoom me median, portugezi u ngir dhe u largua pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje të gazetarëve. Një arsye më shumë për të për të shpresuar që ky sezon të mbyllet sa më shumë të jetë e mundur.
Sfidanti.al
000000000000000