Fabregas tregon Pique: Është i cmendur, një herë shpoi gomat e makinës së portierit tonë

Cesc Fabregas e njeh shumë mirë Gerard Pique. Të formuar të dy te akademia e Barcelonës ku u bashkuan sërish me njëri-tjetrin te bluagranat pas shumë e shumë vitesh, dy futbollistët kanë luajtur shumë ndeshje së bashku duke përfshirë sfidat e kombëtares spanjolle dhe Fabregas tregon për ish shokun e tij të skuadrës dhe miqësinë e fortë që e lidh me të. Gjatë një interviste për BBC, mesfushori spanjoll që tashmë është në radhët e Monacos tregoi një prapaskenë vërtet kurioze

‘Me Gerard kam nisur të luaj futboll që kur ishim 10 vjec-tregon Fabregas-nuk ka ndryshuar shumë, por tani ai është edhe biznesmen dhe imazhi I tij është ndryshe nga sa ka qenë më parë. Ai bënte gjithnjë veprime të cmendura, Një ditë shpoi gomat e portierit tonë teksa ktheheshim në shtëpi dhe ai u gjet i bllokuar në mes të autostradës. Mendoj se është ndër 2 futbollistët më të cmendur që kam njohur’.

Fabregas e Pique kanë luajtur së bashku te Barcelona nga 2011 në 2014 duke fituar gjithcka në Spanjë dhe Evropë. Të cmendur, por të talentuar e sidomos fitues…

Sfidanti.al