Gjykatësi Sportiv ishte i qartë dhe Interi nuk do të ndërmarrë asnjë hap të mëtejshëm për Milan Skrinias që do të thotë se futbollisti do të mungojë zyrtarisht në ndeshjet me Parmën, Brescian dhe Boognan pas ndëshkimit me karton të kuq ndaj Sassuolos për fyerje të arbitrit dhe blasfemi, një dënim që u ndëshkua edhe me gjobë
Në fakt klubi zikaltër nuk do të apelojë vendimin e dhënë për Skriniar, përkundrazi, do të aplikojë masën me gjobë prej 10 mijë Eurosh për mbrojtësin në bazë të rregullores së brendshme për sjellje jo të mirë në fushën e lojës.
Ishte kjo një zgjedhje e bërë për mbrojtjen e grupit duke parë kodin e sjelljes dhe që do t’i shërbejë Skriniar si një mësim me futbollistin që nuk njihet si një lojtar problematic duke parë se në 261 ndeshje të luajtura që nga sezoni 2011/2012, ai është ndëshkuar vetëm 4 herë me karton të kuq, 2 herë në mënyrë direkte dhe 2 herë për marrje 2 kartonash të verdhë.
Kjo padyshim përbën një problem më shumë për Antonio Conten edhe ky i skualifikuar, por me vetëm një ndeshje, për sfidën në Tardini të parmës duke qenë se Godin dhe D’Ambrosio nuk janë në gjendjen optimal fizike. Në këtë pikë pritet të jetë uruguajani Godin që mund të luajë përkrah De Vrij e Bastoni në linjën e prapavijës me 3 mbrojtës.
Sfidanti.al