Zemërgjerësia e Insignes; I dhuron një motor një djali që e kishin grabitur

‘Përshëndetje Lorenzo, jam Salvatore, e mora dhuratën tënde shumë të bukur. Faleminderit për gjithcka, Forza Napoli’-Ky është mesazhi i falenderimit të një djaloshi, tifoz i skuadrës së Napolit të cilit 3 keqbërës i kishin grabitur motorin gjatë festimeve në rrugët e qytetit të fitores së Kupës së Italisë të fituar nga skuadra e Gattusos.

Me këtë mesazh, djaloshi i quajtur Salvatore zbuloi pikërish bujarinë e kapitenit të Napolit, Lorenzo Insigne që pasi pa imazhet e grabitjes vendosi t’i dhurojë atij një motor të ri

Lajmi u bë publik nga Radio Marte pas një momenti kur identiteti I autorit të dhuratës ishte ende i panjohur. ‘Më në fund mund të zbulojmë emrin e bamirësit misterioz që i dhuroi motorin Salvatores-theksohej te Radio Marte, por nuk mbyllet me kaq. Vetë Salvatore i bëri edhe një kërkesë tjetër Insignes: ‘Nëse është e mundur do të doja edhe një fanelë me autografin tënd, një takim. Nëse mundesh. Faleminderit!-ishte kërkesa e Salvatores.

Sfidanti.al