Media angleze: Gabriel Jesus hyn në operacionin Lautaro Martinez

Gabriel Jesus hyn në operacionin e merkatos me protagonist Interin e Barcelonën për transferimin e Lautaro Martinez te skuadra katalanase. Ndërsa zikaltrit dhe blaugranat vijojnë me bisedimet e tyre për gjetjen e një marrëveshjeje për sulmuesin argjentinas, skuadra milaneze ka filluar në të njëjtën kohë të studiojë merkaton e transferimeve për të gjetur zëvendësuesin më të mirë të mundshëm të Lautaro Martinez nëse ky i fundit do të lërë Serie A.

Në Angli në këtë histori kanë filluar të përmendin një emër të ri dhe bëhet fjalë për Gabriel Jesus, sulmuesin brazilian të Manchester City, për të cilin Interi ka shfaqur interesin e tij. Sipas ‘Manchester Evening News’, klubi zikaltër tashmë ka pyetur për situatën kontraktuale të Gabriel Jesus dhe përgjigjja ka qenë e qartë; 23 vjecari Gabriel Jesus që këtë sezon ka shënuar 18 gola në 40 ndeshje, vlen minimalisht 60 milionë Euro.

Deri në këtë moment bisedimet janë bërë teksa pritet një zhbllokim në operacionin Lautaro Martinez. Interi tashmë e di cmimin e Gabriel Jesus dhe e ka futbollistin në axhendën e tij, megjithate ende ngurron të bëjë hapin e parë, pasi beson ende se mund të mbajë në radhët e tij Lautaro Martinez, goleadorin e skuadër të kohëve të fundit.

Sfidanti.al