Biznesi në Britaninë e Madhe del kundës shitjes së Newcastle te investitorë nga Arabia Saudite. Presidenti i Komitetit të Tregtisë Ndërkombëtare, Angus MacNeil ka dërguar një letër qeverisë duke i kërkuar bllokimin e këtij transaksioni për Newcastle deri në përfundimin e hetimeve për pirateri televizive ndaj investitorëve sauditë
Në fillim të kësaj jave, Organizata Botërore të Tregtisë vendoi se Arabia Saudite ndihmoi në thyerjen e ligjeve ndërkombatare të piraterisë në lidhje me rrjetin televiziv ‘beoutQ’.
Akuza ishte për transmetimin në mënyrë joligjore të disa eventeve të ndryshme sportive duke përfshirë këtu edhe ndeshje të Premier League. MacNeil ia dërgoi letrën e tij Sekretares së Tregtisë në qeverinë britanike, Liz Truss për të shprehur shqetësimet e tij.
‘OBT mori vendimin historic në lidhje me mbrojtjen e të drejtave sportive. OBT vendosi që qeveria e Arabisë Saudite që nga fillimi, ka mbështetur në mënyrë aktive operacionin e piraterisë ‘beoutQ’-theksohet në letrën e MacNeil-është një fyerje për Mbretërinë e Bashkuar, një shuplakë për Premier League dhe një abuzim me sportin në vend dhe nuk duhet të tolerohet.
Sfidanti.al