Futbolli u rikthye më në fund edhe në Spanjë, ku në ndeshjen e parë në shtëpi kundër Valladolidit, Leganes vendosi t’u bëjë homazh tifozëve të saj që humbën jetën nga Covid-19. Në Municipal Butarque Stadium, klubi kujtoi tifozët e tij që nuk ia dolën mbanë në luftëm me këtë virus të frikshëm duke vendosur nga një fanelë me ngjyrat e skuadrës dhe me nr.12 në shkallët e impiantit, pikërish në vendet ku ata uleshin përpara ndërprerjes së kampionatit
Në të njëjtën kohë përvec fanelave në vendet e tyre ishin vendosur edhe buqeta me lule sigurisht edhe këto me ngjyrat bardhekaltër të skuadrës së Leganesit. Është ky një gjest vërtet prekës që I emocionoi futbollistët dhe të gjithë të apasionuarit që e panë ndeshjen nga televizori. Më pas Leganes bëri të ditur se fanelat dhe buqetat me lule do t’u jepen familjeve që kanë pësuar këtë humbje të rëndë.
Sfidanti.al