‘Tetë garat në Evropë e përbëjnë një kampionat Botëror të Formula 1’. Ai që e tha këtë ishte Ross Brawn Drejtori Teknik i kampionatit në një intervistë për Autosport. ‘Ishte një sfidë të bëje bashkë të gjithë sezonin evropian-tha Brawn-2 apo 3 javë më parë, një muaj më parë kjo dukej dicka e pamundur, por tani kemi një kalendar të pranueshëm’
Braën foli edhe për mundësinë e shtimit të numrit të garave pas Cmimit të Madh të Monzës në 6 shtator.
‘Situata ndryshon thuajse cdo ditë-vijoi Ross Braën-në përgjithësi ajo po përmirësohet, por ka ende disa vende që po kalojnë fazën më të keqe, kështu duhet të shohim sesa shpejt do të jenë në gjendje që të rekuperojnë. Meksika është një vend ku ende të gjithë duan të bëhet një garë, por në këtë moment është në kthetrat e pandemisë. Ka disa opsione, mendoj se do të jemi në gjendje që të krijojmë një sezon të pranueshëm. Nuk mund të them se cfarë forme do të ketë, por do të ketë mjaftueshëm gara’.
Sfidanti.al