Inter përshëndet Icardin; zyrtarizohet kalimi të Paris Saint Germain

Mauro Icardi është zyrtarisht futbollist i Paris Saint Germaini. Klubi francez vendosi të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit argjentinas pasi e mori atë në formë huazimi verën e kaluar dhe tani pas shumë e shumë zërave vjen edhe zyrtarizimi. Pjesa më e madhe e punës ishte bërë ditën e premte dhe detajet e fundit i hapën përfundimisht rrugën Icardit për të kaluar te kampionët e Francës. Nga shitja e kartonit të Icardit, zikaltrit siguruan 50 milionë Euro, së cilës i shtohen 8 milionë në formën e bonuseve dhe 15 milionë Euro të tjerë nëse Paris Saint Germaini do të rishesë argjentinasin te një klub italian brenda 12 muajve

Verën e kaluar, dy klubet kishin arritur akordin për dhënien e Icardit të PSG me huazim për 70 milionë Euro, por në fund zikaltrit pranuan një ulje në cmimin e futbollistit prej pak më shumë se 10 milionë Euro duke qenë se 8 milionë Eurot si bonus konsiderohen  ‘të fituar lehtë’ pasi lidhen me një numër të ulët të golave të shënuar apo një paraqitje në Ligën e Kampioneve

E reja e vërtetë në operacion që pati si ndërmjetës Gabriele Giuffrida është përfshirja në mënyrë të efektshme e të ashtuquajtur klauzolë anti-Juventus për të cilën ishte folur kohë më parë. Bardhezinjtë gjithnjë e kanë vlerësuar Icardin dhe Interi donte  të evitonte që Paris Saint Germaini të blinte futbollistin për ta kaluar te ndonjë skuadër rivale në Itali; nëse kjo do të ndodhë brenda 12 muajve, transalpinët do të detyrohen t’i paguajnë Interit 15 milionë Euro të tjerë.

Sfidanti.al