Tottenham hap hetimet për Serge Aurier që theu sërish rregullin e karantinimit dhe të distancimit social. Futbollisti i Hotspurs postoi në Instagram ku ai shfaqet së bashku me berberin e tij kur në Britaninë e Madhe rregullorja thotë që kategorië të tilla si sallonet e bukurisë dhe berberhanet do të qëndrojnë të mbyllur deri në 4 korrik.
‘Po hetojmë rrethanat dhe do të diskutojmë këtë episdo në mënyrën e duhur-theksonte klubi londinez. Futbollisti nga Bregu I Fildishtë e ka thyer edhe më parë rregullin e karantinimit; në 21 prill ai u stërvit krah për krah me Moussa Sissoko në park kur normat anticovid nuk e lejonin.
Sfidanti.al