Një palë atletesh Air Jordan 1 të përdoruara nga Michael dhe me autografin e legjendës së Chicago Bulls u shitën në një ankand në Sotheby’s për shifrën e 560 mijë Dollarësh ose 517 mijë Eurosh. Bëhet fjalë për një shifër rekord përsa u perket objekteve të basketbollit duke thyer rekoditn e korrikut të kaluar kur atletet Moon Shoes që ishin përgatitur(por që nuk u përdorën) për Michael Jordan u shitën për vlerën e 437 mijë Dollarëve.
Ndërkaq kohët e fundit në amerikën e basketbollit u hap një debat se cili është lojtari më i mirë Michael Jordan apo LeBron James dhe sipas një sondazhi të ESPN, legjenda me nr.23 të Bulls fitoi thellë kundrejt ‘The King’. Sondazhi ku morën pjesë tifozë nga 18 vjec deri në 35 vjec të ndarë në dy kategori tregoi se 73% e tyre preferonin Jordan kundrejt LeBron James. Ndërkaq, edhe ekspertët e ESPN bënë një klasifikim me basketbollistët më të mirë në historinë e NBA ku kryeson pikërisht Michael Jordan I ndjekur nga LeBron James dhe Kareem Abdul Jabbar. Në dhjetëshen më të mirë janë edhe Bill Russell, Magic Johnson, Wilt Chamberlain, Larry Bird, Tim Duncan, Kobe Bryant e Shaquille O’Neal.
Sfidanti.al