Dortmundi si Leipzigu:Nëse ndokush nuk e ndjen, është i lirë të mos luajë

Këtë fundjavë skuadrat e Bundesligës do të zbresin sërish në fushën e lojës pas 2 muajsh pauzë për shkak të pandemisë coronavirus. Megjithatë, nuk janë të paktë ata që vazhdojnë të jenë të shqetësuar dhe për këtë ka folur edhe Drejtori Sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc

‘Nëse ndokush nuk e ndjen, është i lirë të mos luajë-tha Zorc-nëse ndokush është I shqetësuar ose I trembur, do të merremi me të dhe në fund do ta lëmë, është dicka e qartë. Por përshtypja ime është që të gjithë mezi pop resin të luajnë sërish e të bëjnë punën e tyre’.

Ndërkaq, në Gjermani është shtyrë rifillimi i kampionatit të Divizionit të Tretë, pasi ende nuk ka ardhur miratimi nga autoritetet politike. Divizioni i Tretë i futbollit gjerman ishte parashikuar të riniste në 26 maj, ndërkohë që ndeshjet e Divizionit të parë dhe të Dytë janë në program për këtë fundjavë.

Sfidanti.al