Mesi thotë se Setieni mund ta ketë keqkuptuar për Championsin!

Një nga fjalët që kapiteni i Barcelonës paska thënë, paska qenë që skuadra nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve duke luajtur në atë mënyrë që po luante. Me gjasë, e ka pasur fjalën për epokën e Ernesto Valverdes, apo ndoshta edhe për fillimin me Kike Setienin, por Lionel Mesi e pohoi atë mendim. Në një intervistë dhënë për të dyja gazetat katalanase (El Mundo Deportivo dhe Sport), argjentinasi theksoi pikërisht këtë.

“Unë kurrë nuk kam dyshuar që Barcelona është në gjendje ta fitojë Championsin, – u shpreh numri 10, – nuk kam dyshuar kurrë tek skuadra, por jo duke luajtur në atë mënyrë sesi po luanim. Dakord, secili ka mendimin e tij dhe është i respektuar. Edhe unë kam mendimin tim, dhe kam luajtur në Champions çdo vit të karrierës, dhe mendoj se nuk e fitonim dot me mënyrën sesi po luanim. Ndoshta, Setieni (trajneri) e keqkuptoi opinionin tim”.

Sfidanti.al