Frikë nga vjedhjet, Lloris paguan 17 mijë Euro për të blerë një qen për mbrojtje

Grabitjet në shtëpitë e futbollistëve është kthyer në një modë të shëmtuar kohët e fundit. Por ka nga ata që kanë vendosur të marrin masa dhe jo të qahen për fenomenin dhe është ky rasti I Hugo Lloris. Portieri I Tottenhamit dhe kapiteni I përfaqësueses franceze vendosi të blejë një qen të racës pastor gjerman nga Elite Protection Dogs që ai të mbrojë shtëpinë e tij, në mungesë të futbollistit. Bëhet fjalë për një qën që ka një historic me ushtrinë dhe policinë

Përfaqësues të kësaj shoqate që  është me seli në Londër, shpjegojnë se trajnojnë 2 lloje qensh; qen roje dhe qen për mbrojtje personale dhe Lloris zgjodhi pikërisht një qen të llojit të dytë. Mësohet se Hugo Lloris për të mbrojtur banesën e tij pagoi për këtë qen plot 17 mijë Euro

Periudha e izolimit bëri që Hugo Lloris të mendohet shumë për fenomenin e grabitjes së shtëpiuve të futbollistëve që është shfaqur edhe në Angli, përvec Spanjës me teksa vendosi të blejë këtë qen për mbrojtjen e pronës së tij.

Sfidanti.al