Nuk dihet se kush mund të jenë, dhe nuk është zyrtare, të paktën nuk ishte deri në orët e vona të natës. Gjithsesi, media “El Largero” (El Larguero – Shtylla) njofton se tre lojtarë të Betisit kanë dalë pozitivë me koronavirus, në testimet e bëra së fundmi. Një goditje tjetër e rëndë për një nga dy kampionatet më të fortë të botës (bashkë me atë anglez). Dy prej lojtarëve, sipas medias, nuk kanë aspak simptoma, ndërsa tjetri duhet të ketë. Gjithsesi, për të tre duhet të ketë 2 javë karantinë. Më herët, La Liga pati lojtarë pozitivë me virus si Remiroi Sociedadit, Lodi i Atletikos së Madridit, ndërsa u fol edhe për Ymtitinë e Barcelonës, apo edhe për Jangel Herrerën e Granadës së kategorisë së dytë.
Sfidanti.al