Fiorentina, rikthehet Franck Ribery; testi me tampon i doli negativ

Franck Ribery rezultoi negativ si në testin me tampon ashtu dhe atë sierologjik për coronavirus. Vetë klubi i Fiorentinës  komunikoi rikthimin e futbollistit francez nga Mynihu ku kaloi periudhën e karantinimit nga Covid-19 bashkë me familjen e tij. Ribery i kreu testet në pasditen e së premtes në Firenze në banesën e tij menjëherë pas mbërritjes..

Tani, nëse nuk do të ketë masa të reja, Ribery do të duhet të kalojë një periudhë në karantinë. Ndërkaq, shokët e tij të skuadrës, po zhvillojnë ndonjë stërvitje të lehtë në mënyrë fakultative dhe individuale dhe këtë të shtunë mes të tjerëve, e kishin radhën edhe Dragoëski dheTerracciano.

Sfidanti.al