Javier Aguirre zbulon: Në fushë, në 20 qershor, por La Liga përgënjeshtron

Javier Aguirre bëhet protagonist i ditës në Spanjë. Trajneri I=i Leganes në një intervistë për ‘Marca Claro’ zbuloi se ka një datë për rifillimin e kampionatit në vendin iberik.

‘E kemi një datë. Në 20 qershor do të rinisë La Liga dhe do të mbyllim kampionatin në 5 javë. Do ta mbyllim në 26 korrik-tha Aguirre që hyri edhe në detaje të tjera.

‘Do të luajmë të shtunë, të dielë dhe të mërkurë e të enjtë, 11 javët që na kanë mbetur. E mësova direkt nga La Liga dhe unë jam i kënaqur-vijoi Javier Aguirre

Por drejtuesit e La Ligës kanë reaguar ndaj fjalëve të Aguirres duke përgënjeshtruar gjithcka ai tha. ‘Nuk ka akoma data të konfirmuara për rifillimin e kampionateve-deklaruan ata-për momentin skuadrat do të nisin stërvitje teksa presin vendimet e qeverisë për fazat e përcaktuara, por synimi është që të kthehemi në fushat e lojës gjatë muajit qershor, sigurisht duke respektuar vendimet e autoriteteve’.

Sfidanti.al