Marc Marquez kthehet të flasë për raportin e tij me Valentino Rossin me të cilin fërkimet në vitet e fundit kanë qenë të forta.
‘Nga Valentino Rossi mund të mësosh shumë gjëra-tha Marquez gjatë serialit dokumentar të DAZN ‘The Making of’-raportet mes nesh ishin të mira, si me të gjithë pilotët e tjerë. Por duhet evidentuar dicka; raportet janë të mira me të tjerët përsa kohë nuk lufton për të njëjtin objektiv. E njëjta gjë më ndodhi edhe me Pedrosën. Ishim miq, por kur lufton për kampionatin krijohet ky tension dhe në mënyrë të papritur raportet janë vetëm në nivelin e përshëndetjeve. Por ky është një tension I shëndetshëm, I nevojshëm për garat’
Kampioni në fuqi I botës në MotoGP e vijoi më tej logjikën e tij në lidhje me këtë cështje.
‘Jemi të gjithë pilotë, luftëtarë në pistë. Është dicka që e bëjmë që fëmijë dhe I bën gjërat entuziaste, kur kërkon që të hysh në hapësirat e ngusha që sheh-tha Marquez-të gjithë e kanë bërë këtë. Ti më parakalon këtu? Unë të parakaloj atje. Do të më lësh shenjën e gomës tënde në këmbën time? Unë ta lë në brinjë’.
Sfidanti.al