Pas zërave të merkatos,Arthur: Interesi i Juves, kompliment, por mendoj vetëm për Barcelonën

Arthur Melo thyen heshtjen dhe flet për interesin e Juventusit në drejtim të tij duke i premtuar besnikëri Barcelonës. Në një intervistë për të përditshmen katalanase ‘Sport’ mesfushori brazilian mohoi largimin e tij nga blaugranat për t’u transferuar në Torino

‘Interesi i klubeve të mëdhenj është gjithnjë një kompliment për cdo futbollist, është një sinjal pozitiv-tha Arthur-gjithnjë ka spekulime, por të jem i sinqertë, ideja ime është shumë e qartë, i vetmi opsion që më intereson është vazhdimësia te Barcelona’

Në ditët e kaluara, mediat spanjolle u fol se Barcelona e lejuan Juventusin për të nisur bisedimet me futbollistit të ndërgjegjshëm që nuk mund t’i ofronin një kontratë të re më të mirë se ajo aktuale për shkak të krizës së krijuar nga pandemia. Në këtë pikë, pika kyce mbetej akordi ekonomik mes klubeve me Barcelonën që kishte menduar për një shkëmbim me De Ligt ose Betancur që pëlqehen shumë në Katalonjë.

Sidoqoftë, fjalët e Arthur, janë një shprehje e dashurisë së futbollistit në drejtim të klubit katalanas.

‘Jam shumë i sigurt dhe i qetë-vijoi Arthur Melo-ndihem mirë këtu dhe duhet të falenderoj klubin dhe stafin teknik për besimin e tyre. Kjo është një tjetër arsye për ta bërë të qartë se dëshira iume e vetme është që të qëndroj këtu. Jam i përqendruar te puna ime dhe shpresoj që të  kthehem e të luaj shpejt e të luftoj për tifozët e Barcelonës’.

Sfidanti.al