Kapelo ka besim tek Reali, i jep një këshillë Lautaro Martinezit!

Spanjën e njeh mirë pasi fitoi dy tituj kampion atje në vitet 1990-2000. Flasim për Fabio Kapelon, legjendën italiane të stolit, që triumfoi mjaft, shkaktoi edhe polemika dhe nuk u pëlqye edhe aq për stilin e tij pragmatist të lojës. Gjithsesi, kur ai flet për futbollin spanjoll sot, ia vlen ta dëgjosh sepse bëhet fjalë për një ekspert. “Nga të gjithë klubet spanjollë, më pa lagur nga koronavirusi do të dalë Reali, – thekson Kapelo, – Atletiko dhe Barcelona mendoj se do të vuajnë shumë”. Edhe përshtypja e përgjithshme është që Reali ndodhet në pozita më të mira financiare.

Ndërsa flet për Spanjën, Kapelo pyetet për të ardhmen e Lautaro Martinezit që kërkohet fuqimisht nga Barcelona. “Po të isha në vend të tij, do të qendroja tek Interi, – ishte këshilla e ish-trajnerit, – tek Barcelona do të ishte zëvendësues, prandaj argjentinasi duhet të vazhdojë në Milano ku është një nga liderët e ekipit të Antonio Kontes”. Trajneri 74-vjeçar deklaroi se koronavirusi do të ulë shpenzimet, dhe blerjet do të bëhen për shifra më normale. Ai fitoi dy La Liga me Realin në 1996-1997 dhe 2007-2008, po ashtu fitoi tituj në Itali me Milanin si dhe Championsin po me kuqezinjtë.

Sfidanti.al