Nuk ka kaluar as një vit që nga momenti kur deklaroi tërheqjen nga futbolli, por Arjen Robben duket se ka filluar ta ndjejë mungesën e fushës së gjelbërt. Ish mesfushori holandez duket se ka nisur të reflektojë për gjendjen aktuale të tij dhe po mendon për një rikthim të bujshëm të tij në futbollin e lujatur. Vetë 36 vjecari e ka bërë të ditur këtë dëshirë të tij në kanalet zyrtare të Bayernit të Mynihut
‘Në fillim futbolli nuk më mungonte fare, por më pas ishte një fazë kur thirrja e fushës së lojës u dëgjua dhe disa herë mendova se ndoshta do të më pëlqente të kthehesha të luaja edhe për pak kohë-tha Arjen Robben-herë pas here e kisha këtë mendim’.
Sfidanti.al