Nga shallet e tifozëve, maska për virusin, Bajerni shet për bamirësi!

Ishin bërë gati për ndeshjen e kthimit të të tetave të finaleve ndaj Çelsit në Champions, por ndodhi që ajo ndeshje nuk u luajt dot. Atëherë, drejtuesit e Bajernit vendosën të bënin një ndryshim, dhe shallet që ishin përgatitur për tifozët për atë ndeshje, u përpunuan dhe nga ata u prodhuan maska kundër koronavirusit, të cilat kanë nisur të shiten në shitoret e klubit. Shallet ishin për 120-vjetorin e themelimit të klubit, por edhe maskat janë për një qëllim edhe më fisnik. Paratë që do të mbledhë nga shitja e maskave, Bajerni do t’i dorëzojë për nismën “Ne shkelmojmë koronën” (WeKickCorona), që është themeluar pikërisht nga lojtarët bavarezë, Leon Gorecka dhe Xhoshua Kimih. “Duam të tregojmë se po bëjmë gjithçka për të ndihmuar, – tha shefi ekzekutiv, Rumenige, – duam të jemi të gatshëm dhe të disiplinuar, siç ishte thirrja e kryeministrit të Bavarisë, Markus Zëder!”

Sfidanti.al