FIFA e pranon: Vështirë që tifozët të kthehen në stadium në 2020

‘Kur do të mund të kthehen tifozët në stadium? Personalisht nuk shoh që në 2020 ndeshjet e futbollit të luhen me publik. Për këtë vit e shoh të vështirë këtë dhe kjo vlen edhe për sportet e tjerë-kështu u shpreh presidenti i CONCACAF e njëkohësisht zv/president i FIFA, Victor Montagliani që nuk e fshehu optimizmin për rikthimin e futbollit të luajtur, por pa praninë e tifozëve

‘Rifillimi i stërvitjeve do të ishte një mesazh i rëndësishëm, ngadalë-ngadalë duhet t’i kthehemi jetës normale-tha Montagliani për ‘La Politica nel Pallone’-por nëse futbolli gjithnjë ka bërë atë që ka dashur, këtë radhë duhet të presë e të bëjë atë që i thonë autoritetet shëndetësore dhe qeveritare’.

Montagliani foli edhe për propozimin e virologut belg që futbollistët të luajnë me maska në fytyrë duke e hedhur menjëherë poshtë.

‘Nëse duhet që lojtarët tëe zbresin në fushë me maska, më mirë të mos luajnë fare-vijoi Montagliani-është dicka që shkon përtej normalitetit.  Kur të kthehet futbolli i luajtur, duhet të jetë futbolli që njohim. Edhe presidenti Infantino ishte i qartë në këtë pikë; sot jetët njerëzore kanë më shumë rëndësi se futbolli. Ne ndërkohë do të punojmë për t’u kthyer në normalitet. Por nëse duhet të presim më shumë për të luajtur, do të presim’.

Sfidanti.al