Gerrard zbulon ekipin e tij ideal; me Messin dhe pa Cristiano Ronaldon

Legjenda e Liverpoolit dhe trajneri aktual I Glasgoë Rangers, Steven Gerrard pranoi sfidën e mikut të tij Jamie Carragher për të krijuar formacionin e tij ideal me futbollistët që është përballur gjatë karrierës së tij dhe ish mesfushori anglez I befasoi të gjithë teksa la jashtë skuadrës së tij Cristiano Ronaldon, një ndër lojtarët më të mirë të viteve të fundit

Gerrard duhet të zgjidhte vetëm 1 lojtar për klub dhe komb por kjo nuk e pengoi legjendën e The Reds të përfshinte në skuadrën e tij Messin. Cristiano Ronaldo është pjesë e Juventusit, por anglezi preferoi të zgjedhë Alessandro Del Pieron nga Zonja e Vjetër për formacionin e tij.

Skuadra e Gerrard ka skemën 4-2-3-1 me portier Oblak(Atletico Madrid/Slloveni), në mbrojtje janë preferuar Cafu(Milan/Brazil), Vincent Kompany(Manchester City/Belgjikë), Koulibaly(Napoli/Senegal) dhe Andy Robertson(Liverpool/Skoci).

Për repartin e mesfushës Gerrard ka preferuar Toni Kroos(Real Madrid/Gjermani), Roy Keane(Manchester United/Irlandë) në rolin e shkatërruesve, ndërkohë që më të avancuar janë Lionel Messi(Barcelona/Argjentinë), Alessandro Del Piero(Juventus/Itali) dhe Kylian Mbappe(PSG/France) ndëesa si qendërsulmues Gerrard ppreferoi Didier Drogba(Chelsea/Bregu I Fildishtë)

Sfidanti.al