Edhe pse I izoluar dhe në pritje të rifillimit të ndeshjeve futbollistike, Jurgen Klopp nuk është aspak I mërzitshëm. Por si e kalon kohën Jurgen Klopp në rolin e ‘shtëpiakut’? këtë e tregon vetë trajneri I Liverpoolit.
‘Po bëj gjëra që nuk I kisha tentuar më parë-tregon Klopp-detyra ime aktuale është të laj enët. Më pëlqen, jam bërë mjeshtër I lavastoviljes. Kam përgatitur omletën time të parë dhe bashkëshortja ime nuk mbeti e kënaqur dhe më tha ta bëja prapë’.
Por Klopp e ka një sfidë për të fituar me veten e tij.
‘Jam 52 vjec dhe ende nuk di të bëj nyjen në kollare-vijon rrëfimin e tij të vecantë Klopp-por unë dhe djali im Dennis do të impenjohemi dhe ju garantoj që pas 7 ditësh do ta kem mësuar. Do të duhet kjo kohë sepse bhet fjalë për lëvizje të cilat duart e mia nuk janë mësuar t’I bëjnë’.
Sfidanti.al