Gjyqtari turk, Çyneit Çakir ka bërë gafën e vitit, në ndeshjen mes Rizespor dhe Osmanlispor, të vlefshme për Superligën turke. Arbitri turk, i cili listohet si një nga më të rëndësishmit me stemën e FIFA-s, ka akorduar penallti, kur topi është prekur me dorë, pikërisht nga portjeri i Rizesporit.
Megjithë insistimin e futbollistëve vendas, Çakir nuk ndërroi mendje, duke treguar pikën e bardhë, si dhe një futbollist, të cilit I faturoi ehe prekjen fatale. Ndeshja përfundoi 0-1 në favor të Osmanlisporit, të cilët nuk e lanë pa shfrytëzuar bonusin e dhënë nga arbitri.