Stadiumi I Tottenham, Amazon synon të drejtat mbi emrin komercial

Që nga momenti kur u përurua në sezonin e kaluar, stadiumi I ri I Tottenhamit, një prej impiantëve më avangardë në botë, është në kërkim të një emri. Zgjidhja e këtij problemi duket se është shumë më pranë nga sa mendohet duke qenë se bëhet fjalë për kompaninë gjigande të e-commerce Amazon.

Tottenham ka disa opsione përballë përsa I përket të drejtat e emrit komercial të stadiumit, por lidhja mes klubit londinez dhe Amazon shkon përtej bashkëpunimit për realizimin e një dokumentario për të treguar prapaskenat e sezonit. Ndërkaq mësohet se presidenti I Hotspurs, Daniel Levy nuk kërkon më pak se 250 milionë Paund për të shitur të drejtën e emrit komercial të impiantit të skuadrës së tij që për momentin e ka emrin ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Sfidanti.al