Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit, Elseid Hysaj, ndodhet në Nju Jork me bashkëshorten e tij, Florenca Lekstakaj, me rastin e festave të fundvitit. Ai ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, ku është duke shëtitur me biçikletë përmes Parkut Qëndror, së bashku me bashkëshorten. Ka shumë mundësi që të ketë bërë shaka, por në video ai paraqitet si një burrë zakoni, që e detyron gruan të punojë për të, ndërkohë që fjalët e tij po bëjnë xhiron e botës dhe janë bërë objekt komentesh.
“Ja ku jam këtu me skllaven time. Po bëjmë një xhiro përmes Parkut Qëndror dhe bën shumë ftohtë. Jepi më shpejt! Shpejt! Kështu jemi ne burrat dhe gratë duhet të punojnë për ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, thotë Hysaj gjatë videos.