Blatter, ‘fitorja e parë’; bie një nga procedimet kundër tij

Sepp Blatter arrin fitoren e parë në betejën e tij ligjore  që ka nisur në vitin 2015 për akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion. Prokuroria Federale në Zvicër duket se ka ndërmend të mbyllë një prej 2 procedimeve të nisura kundër  tij. Bëhet fjalë për mënyrën sesi Blatter dhe FIFA I dhanë të drejtat televizive të Kupës së Botës në vendet e Karaibeve më vitin 2005.

Ky vendim është shembulli I fundit që tregon ngecjen në drejtësinë zvicerane në cështjet që kanë të bëjnë me FIFA. Ndërsa hetimet amerikane për korrupsion ka mbetur e hapur dhe në fakt gjatë kësaj jave janë ngritur akuza të reja për korrupsion.

Prokurorët zviceranë pohuan se një procedim  I dytë penal për Blatter mbetet I hapur, ai I pagesës së 2 milionë dollarëve që u autorizuan t’I paguheshin  në 2011 presidentit të UEFA së asaj kohe, Michel Platini.

Sfidanti.al