Leclerc dhe Giovinazzi ne ‘Race for the World’ për bamirësi

Gjashtë pilotë të Formula 1 konfirmuan praninë e tyre në një kampionat virtual për të mbledhur 100 mijë Dollarë për t’ia dhënë  ‘Solidarity Response Fund’ javën e ardhshme për të luftuar coronavirusin. Seria e ‘Race for the World’ do të zhvilloher në 3 mbrëmje dhe do të transmetohen në internet. Në të, përvec 6 pilotëve të Formula 1 do të marrin pjesë edhe pilotë të Formula E, F2,F3 dhe Super Formula.

Përfaqësuesit e Formula 1 në këtë kampionat virtual janë Charles Leclerc, Alexander Albon, Lando Norris, George Russell, Antonio Giovinazzi e Nicholas Latifi. ‘Jam shumë I kënaqur për këtë nismë-shkroi Leclerc në rrjetet sociale sapo u konfirmua lajmi-ky bashkim për një kauzë të tillë është dicka shumë e bukur’

Raundet e këtij kampionati do të zhvillohen në dy gara secili dhe në total do të jenë 19 pjesëmarrës mes të cilëve spikat edhe emri I portierit të Realit të Madridit që së fundmi ka marrë pjesë në disa gara virtuale si  Veloce Esports dhe Motorsport Games.

Sfidanti.al