Rifillimi I Premier Leagues Angleze do të shtyhet përtej datës 30 prill, datë që u përzgjodh disa javë më parë nga drejtuesit e klubeve të divizionit më të lartë të futbollit anglez. Emergjenca coronavirus ka bllokuar edhe Britaninë e Madhe dhe me situatën e krijuar duket gjithnjë e më e sigurt se do të jetë e pamundur që Premier League të nisë në javën e parë të muajit maj.
Tani mbetet për t’u kuptuar nëse në Angli do të ndiqet shembulli I Francës e Spanjës për të shtyrë rifillimin e kampionatit në fundin e muajit maj, apo këtë radhë do të preferohet që të mos caktohet një datë për të garantuar fleksibilitetin më të madh në kohë.
Sfidanti.al