Tifozët duan “të jenë” në stadium, edhe me ndeshjet pa tifozë!

Në Mynshengladbah ishin të parët që provuan çdo të thotë “të të përzënë” nga stadiumi. Ndeshja e Bundesligës u luajt pa spektatorë, dhe më pas kampionati në Gjermani u ndërpre për shkak të koronavirusit. Planet janë që, ndoshta, në maj apo qershor, sezoni do të rifillojë, por pa praninë e tifozëve nëpër stadiume. Si “të djegur nga qulli”, tifozët e Gladbahut duan që “t’i fryjnë kosit”. Ata kanë menduar diçka origjinale, do të krijojnë tifozët artificial prej kartoni, tip kukullash medemek, dhe do të mbushin stadiumin e tyre me to, që të duket sikur janë aty, dhe sikur skuadra e tyre e zemrës nuk është vetëm. Jo vetëm tek Liverpuli është parimi “ju kurrë nuk do të jeni vetëm”!

Sfidanti.al