Emanuela Rustën nuk e ndalon dot virusi, arbitrja simpatike stërvitet në shtëpi!

Njihet si një nga më të mirat në Shqipëri. Ashtu si shumë arbitre të tjera të njohura të futbollit shqiptar, si Mirela Çemeri apo Klesta Gjyli, edhe Emanuela Rusta ndodhet në kushte izolimi në shtëpi. Vajza nga Elbasani ka vendosur që të ruajë formën sportive, edhe në banesën e saj, për të qenë gati kur të rifillojë sezoni.

Emanuela ka postuar në Instastori, dy video të shkurtëra nga përgatitjet e saj në shtëpi, në vijim të postimeve që shumë njerëz të sportit po i bëjnë këto ditë edhe në Shqipëri. Kampionatet e futbollit, për meshkuj e femra, dhe për çdo moshë janë ndërprerë, ashtu si edhe ato të sporteve të tjerë, për shkak të rrezikut të epidemisë së koronavirusit. Në videon e Rustës dallohen ushtrimet për muskujt e barkut, të këmbëve, dhe të muskulaturës tjetër që e ndihmon atë si arbiter futbolli.

Një video humoristike postoi më herët futbollisti i Tiranës, Elton Kale, ku protagonist ishte ai dhe e shoqja, ndërsa lojtari ofensiv komentoi sesi mund të ruhet martesa e lumtur edhe në kushte izolimi në shtëpi.

Sfidanti.al