Tiago Silva nga Brazili: Besoj se këtu do jetë më lehtë se në Francë!

Nuk iu shmang dot fotografëve apo kamerave kur mbërriti në Rio de Zhaneiro në bordin e një helikopteri, ashtu si shoku i tij i skuadrës, Nejmar. Tiago Silva fluturoi nga Parisi për në Brazil, për t’iu larguar koronavirusit që po bën “namin” në Europë dhe shpreson që ka bërë gjënë e duhur. Pas mbërritjes, ai u ftua në një lidhje videofonike me një emision të një televizioni brazilian, ku shpjegoi gjithçka.

“Mbërrita që të mërkurën dhe gjithçka shkoi qetë, – u shpreh mbrojtësi i Paris SG, – këtu (në Rio) jam në karantinë, është një situatë aspak e lehtë, por qenia njerëzore është e aftë të përshtatet. Mendoj se do të jetë më e komplikuar në Paris sesa këtu. Në Paris janë mbyllur qendrat e stërvitjes, po ashtu klubet. Edhe këtu do të merren masa të tilla, por unë jam në kushte më të mira, besoj se edhe me ushqimet do të jem më mirë, apo me klimën. Shpresoj që epidemia të mos jetë në Brazil kaq e egër sa në Europë”.

Sfidanti.al