Komiteti Olimpik ndërkombëtar po studion disa skenare të mundshme për zhvillimin rregullisht të Lojërave Olimpike të Tokyos, por anulimi I kompeticionit nuk është në planet e këtij institucioni. Ai që e pohoi këtë ishte vetë presidenti I IOC, Thomas Bach në një intervistë për Neë York Times
‘Nuk e dimë si do të jetë situata, sigurisht po marrim në konsideratë disa skenarë, por duhen edhe 4 muaj e gjysmë deri në fillimin e Lojërave Olimpike-tha Bach-Liga dhe Federata të tjera janë më optimiste se ne sepse pjesa më e madhe e tyre I shtynë evenimentet respekive për në prill ose në fund të majit, ne po flasim për dicka që është në fund të korrikut. Vendimi nuk do të merret nga interesa financiare, IOC nuk ka probleme me të ardhurat’.
Ndërkaq flaka Olimpike ka mbërritur në Japoni në një bazë ushtarake pasi u dorëzua te përvfaqësuesit e Tiokyo 2020 nga Athina. Javën e ardhshme, pishtari Olimpik do të nisë rrutgëtimin përgjatë vendit por pa shumë shikues për shkak të masave të marra për virusin Covid 19. Organizatorët u detyruan ta reduktonin shumë ceremoninë e pritjes së Flakës Olimpike në bazën e Matsushimës në Miyagi, një nga prefekturat e shkatërruara nga tsunami I 9 viteve më parë
Sfidanti.al