Coronavirus, 15 raste te Deportivo Alaves; 3 janë futbollistë të skuadrës së parë

Në Ligën Spanjolle shënohen të tjera raste me coronavirus. Tani është Deportivo Alaves bëri të ditur se ka futbollistë që kanë rezultuar pozitivë në testet për Covid-19. Klubi I La Ligës konfirmoi se 15 anëtarë të tij brenda grupit sportive, janë me coronavirus, 3 nga të cilët janë futbollistë të skuadrës së parë, 7 janë pjesëtarë të stafit teknik dhe 5 punonjës të tjerë. Në 6 mars Deportivo Alaves ishte përballur me Valencian e cila një ditë më parë bëri të ditur se 35% e skuadrës është prekur nga virusi Covid-19.

Në komunikatën e klubit theksohet se asnjë prej personave  që kanë rezultuar pozitivëme coronavorus, nuk shfaqën simptoma dhe janë nëgjendje të mirë, megjithatë ata do të vijojnë me protokollin e sigurisë.

Sfidanti.al