Nga fusha … në fushë, Xhejms Milner në rolin e korrësit të barit!

Nuk e bën në tapetin e shkëlqyer të stadiumit “Anfild”, por në kopshtin e shtëpisë së tij në Liverpul. Mesfushori veteran i të kuqve i gëzoi dhe i solli në humor sërish tifozët e tij, ndërsa postoi në rrjetet sociale një video të vetvetes duke korrur barin. Tridhjetekatërvjeçari filmoi veten me një vizore dhe një prerëse të vogël bari, duke rregulluar edhe fijet e fundit në kopësht, për t’i pasur në të njëjtën gjatësi. Edhe më parë është folur për “egon e mërzitshme” të Milnerit si manjak për barin e shtëpisë, dhe ky filmim i ri e vërtetoi. Mesfushori i Liverpulit po shtyn kohën i izoluar në banesën e tij, për shkak të koronavirusit, në pritje të ndryshimit të situatës dhe rifillimit të sezonit.

Sfidanti.al