Flet njëri nga ata që në moshën ndoshta 25-vjeçare kishte 200 milionë USD në bankë. Majk Tajsoni u bë kampioni më i ri i botës për peshat e rënda të boksit profesionist, dhe i pari që i pati të gjithë titujt (ËBA, ËBC, IBF) duke u bërë “kampion linear”. Gjithsesi, jeta e tij e stuhishme doli kaq e vështirë, saqë ai sot e ka fare të lehtë të mendojë vdekjen. Dy vjet burg, i akuzuar për përdhunim, skandale të ndryshme në jetën e tij, dhunë dhe egërsi, diçka që ai padyshim nuk e pati të lindur, por të mbrojtur gjatë jetës.
“Nga përvoja ime, për atë që besoj, sa më shumë kuptoj çdo të thotë mosekzistencë, aq më shumë i gatshëm jam që të vdes, – u shpreh ai me fjalë “lapidarë”, – po, e shoh vdekjen në sy, nuk ia kam frikën. Jeta mund të jetë më e vështirë, sepse jeta kërkon shumë guxim, nuk ia del dot në jetë pa guxim. Jeta është një udhëtim i gjatë, një luftë. Njerëzit kanë gjithçka dhe sërish ata nuk gjejnë qetësi, ata luftojnë. E marim veten shumë seriozisht, mendojmë se kushedi kush jemi, por lavdia është plehrë”.
Sfidanti.al