Nga karantina, në karantinë; kështu mund të përkufizohet aventura e Wuhan Zall në këto rreth 2 muajt e fundit. Skuadra kineze e qytetit të Wuhanit nga ku nisi pandemia e famëkeqit coronavirus në nëntor të vitit të kaluar, është kthyer në Kinë, por hyri në izolim në Shenzen. Ëuhan Zall e kishte lënë Kinën në dhjetor për shkak të përhapjes së Covid-19 duke u transferuar në Spanjë për të përballuar emergjencën. Por duke parë se situata në Kinë u përmirësua, ndërkohë që në Spanjë po ndodh e kundërta, Wuhan Zall vendosi të kthehet në Kinë.
Por në momentin e mbërritjes në aeroport ata u detyruan të hyjnë sërish në karantinë duke qenë se muajin e fundit kishin qëndruar në vendin iberik, pikërisht në Malaga. Klubi I Ëuhan Zall konfirmoi marrjen e këtyre masave nga autoritetet lokale dhe shtoi se pas periudhës së izolimit, skuadra do t’I kthehet përgatitjeve.
Sfidanti.al