Coronavirusi po revolucionin kalendarin futbollistik jo vetëm të Evropës, por edhe të Amerikës Latine. Pak minuta pas njoftimit të bërë nga UEFA për shtyrjen e evropianit në vitin 2021, vjen ai I CONMEBOL që zyrtarisht shtyn kompeticionin më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut, Copa America e programuar për t’u zhvilluar në Argjentinë e Kolumbi . Ashtu sikurse evropiani edhe Kupa e Amerikës e vitit të ardhshëm do të luhet në 11 qershor-11 korrik.
‘Duke parë evoluimin botëror të coronavirus dhe me objektiv ruajtjen e shëndetit në futbollin amerikanojugor, CONMEBOL shtyn edicionin e 47 të Copa America për në vitin 2021 në periudhën 11 qershor-11 korrik-lexohej në komunikatën për shtyp të Konfederatës Amerikanolatine të Futbpollit
Sfidanti.al