Hipoteza e UEFA, nëse pezullohen Ligat, për titullin vlen klasifikimi më I fundit

Këtë të martë UEFA do të zhvillojë një videokonferencë me 55 Federatat Evropiane për riorganizimin e futbollit evropian për shkak të pandemisë së coronavirusit. Në këtë videokonferencë do të diskutohen 3 pika të rëndësishme; shtyrja e mundshme e Euro 2020, përfundimi I kompeticioneve evropiane për klube dhe unifikimin e kritereve për ekipet që do të kualifikohen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve dhe Europa League dhe për të garantuar  drejtësi e merita të barabarta për të gjitha federatat.

Duke parë situatën aktuale, skenari më I mundshëm është shtyrja e evropianit në 2021, në periudhën qershor-korrik të vitit të ardhshëm pasi të jetë mbyllur emergjenca coronavirus, duke I dhënë kohë cdo turneu që të mbyllet në fillim të verës. Por cfarë do të ndodhte nëse vendoset që sezoni të mbyllet perfundimisht?

Në këtë pikë, UEFA e ka marrë pozicionin e saj dhe është në favor dhënies së titullit skuadrës që është në krye të klasifikimit në momentin e pezullimit të kampionateve. Po kështu, klasifikimi do të jetë baza për përcaktimin edhe të skuadrave që do të kualifikohen në kupat evropiane, ndërsa për skuadrat që do të bien nga kategoria, UEFA do të linte gjithcka në duart e secilës prej Ligave për të marrë vendimin e tyre për formulën e përdorir edhe pse I këshillon që edhe në  këtë rast të aplikohet I njëjti kriter

Në fakt, ka vetëm një precedent në këtë aspekt  dhe për këtë duhet të kthehemi në vitin 1999 kur president I UEFA ishte Lenart Johansson. Në atë kohë UEFA vendosi që titullin kampion në Serbi t’ia japë Partizanit të Beogradit që ishte kryesuesi I kampionatit në momentin që u ndërpre 10 javë përpara fundit për shkak të luftës së Ballkanit.

Në të vërtetë, Federatat do të preferonin që për të vendosur një linjë të tillë për fatin e kampionateve të jetë vetë UEFA në mënyrë që ato të evitojnë konfliktet me klubet e tyre respektive.

Sfidanti.al