Coronavirus shtyn për në një datë të pacaktuar Giro D’Italian

Shtyhet për një datë të pacaktuar për shkak të epidemisë së coronavirusit, edicioni I radhës I Giro D’Italias I parashikuar të niste në 9 maj në Hungari. Kompania RCS, organizatore e eventit komunikoi se duke marrë në konsideratë gjendjen në Itali dhe në pjesën tjetër të botës vendosi të shtyjë Xhiron e Italisë për në vitin 2020. Përsa u përket datave të reja ato do të komunikohen vetëm pas 3 prillit

Komunikata e komitetit Hungarez të organizimit të Giro D’Italias erdhi gjatë paradites të së premtes. Në fakt në këtë vend do të mbaheshin  etapat e para. Ajo e 9 majit që do të hapte edicionin  dhe që ishte një një kronorolog 8.6 km e gjatë e që niste nga Budapesti. Ditën tjetër, në 10 maj ciklistët do të spostoheshin në  Györ, për etaën e parë 195 km të gjatë ku ata do të kalojnë përgjatë Danubit, kurse etapa e fundit në hungari ishte Székesfehérvár – Nagykanizsa , 204 km e gjatë, etapë që kalon thuajse e gjitha në bregun e Liqenit Balaton, me një fund të etapës ideale për sprinterët

Sfidanti.al