Kryetari i Bashkisë së Kievit dhe ish-boksieri i peshës së rënë Vitali Kliçko tregoi, gjatë ditëve të fundit, se për çfarë duhet të punonte më shumë vëllai i tij, Vladimiri, para ndeshjes së rëndësishme me britanikun Entoni Xhoshua, njofton portali Boxingneës.com.ua. “Kjo do të jetë një ndeshje e fortë. Dy kampionë olimpikë, dy boksierët më të mirë në botë në peshën super të rëndë. Unë e di se Vladimiri zotëron një mjeshtëri të pazakontë, ai është më i miri në botë.
Por, ai, nganjehrë, e humbet përqëndrimin. Në rast se Vladimiri do të jetë 100 për qind i përqëndruar, Xhoshua nuk do të ketë asnjë shans”, tha Vitali Kliçko. Dueli mes boksierëve britanik dhe ukrainas do të zhvillohet më 27 prill të vitit të ardhshëm në stadiumin “Uembli” të Londrës. Në aktivin e medalistit të artë të Lojrave Olimpike – 2012, Xhoshua, ka 18 fitore në 18 ndeshje (18 nokaute), kurse Vladimir Kliçko 40-vjeçar ka triumfuar në Lojrat Olimpike-1996, ndërsa, gjatë karrierës së tij profesioniste, ka arritur 64 fitore (53 nokaute) dhe ka pësuar katër humbje.
Sfidanti.al