Lajmi I fundit që vjen nga Gjermania për Ralf Rangnick është I bujshëm në një farë mënyre. Sipas Sky Sport Deutschland, ish trajneri I Leipzigut duket se nuk ka ndërmend të pranojë ofertën e drejtuesve të Milanit, të cilët menduan t’I jepnin një rol të dyfishtë trajner e drejtor Teknik
Në ditët e kaluar zërat për kalimiun e Rangnick te Milani u shtuan shumë, madje u fol edhe për arritjen e një akordi mes tij dhe Ivan Gazidis, gjë që u përgenjeshtrua nga vetë trajneri. Për më tepër ishte pikërisht zgjedhja e Ragnick ajo që shkaktoi edhe një përplasje mes Gazidis dhe Zvonimir Boban I cili u shkarkua nga detyra e tij në 7 mars.
Vetë Boban pas shkarkimit të tij foli për mbylljen me sukses të tratativave për Rangnick në muajin dhjetor, por sipas mediave gjermane arritja e këtij akordi është dicka e pamundur. Nëse ky lajm do të konfirmohet, atëherë rritet shumë probabiliteti që klubi I Milanit të konfirmojë Piolin. Sigurisht,shumë gjëra do të varen nga fatet e kombetares dhe nga mundësia që I jepet Piolit për të cuar deri në fund punën e tij.
Sfidanti.al